Talenti i Manchester City-t Brahim Diaz është pranë transferimit te Real Madrid për një shifër 18 mln euro.

E ardhmja e 19-vjeçarit ka qenë një enigmë që në startin e sezonit. Trajneri i City-t Pep Guardiola ka thënë më parë se klubi po mundohej të bindte Diaz që të firmoste një kontratë të re.

Gjithsesi, Qytetarët tani kanë pranuar se Diaz, një lojtari i U-21 të Spanjës, do t’i bashkohet Real Madrid për një shifër që mund të shkojë deri në 25 mln euro.

Diez iu bashkua City-t nga Malaga si një 14-vjeçar në vitin 2013 dhe ka bërë 15 paraqitje me ekipin e parë në katër sezone.

Paraqitje e tij e fundit ishte ajo e çerekfinales së Carabao Cup më 18 dhjetor të vitit të kaluar ndaj Leicester

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: