Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një pritje në Ministrinë e Shëndetësisë për mjekët e Inektivit në QSUT, ku po trajtohen prej më shumë se 1 viti pacientet e prekur nga COVID-19.

Manastirliu ka vlerësuar punën e ekipeve mjekësore gjatë pandemisë dhe në këtë bashkëbisedim u nënvizuan përparësit dhe hapat që do të ndërmerren për Planin e Veprimit 2021-2023, për përgjigjen ndaj Covid-19 dhe situatës post-Covid.

“Me kënaqësi prita sot mjekë të Spitalit Infektiv, për t’i vlerësuar për punën dhe sakrificën gjatë këtyre muajve të gjatë të pandemisë dhe për të diskutuar së bashku hapat që do të ndërmarrim, për Planin e Veprimit 2021-2023 për përgjigjen ndaj Covid-19 dhe post-Covid19”, shkruan Manastirliu.

Ministrja e shëndetësisë dhe ekipi mjekësor theksuan rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të rregullave antiCOVID.

“Ndamë së bashku mendimet se duhet vlerësuar me shumë kujdes situata dhe nuk duhet ulur vigjilenca në këtë luftë me armikun e padukshëm, e cila ende nuk ka përfunduar”, shkruan Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb