80 milionë euro. Kjo është shifra që Manchester Ciy kërkon për Bernardo Silvan.Sipas As, nisur nga këto numra, Barcelona e ka të pamundur të hyjë në negociata. Katalanasit pretendojnë ulje çmimi, por “qytetarët” nuk kanë nevojë për para dhe  vështirë (në kufinjtë e të pamundurës) se mund të bëjë diçka të tillë.

Mesfushori 27 vjeçar nga Portugalia pëlqehej shumë nga trajneri i Barçës, Xavi, por tani  fokusi duhet të jetë në objektiva të tjerë të merkatos.Silva është pjesë e Cityt prej 5 sezonesh. Më parë ka luajtur për Monaco dhe Benfica.

Kiki
Kiki

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb