Nëse ka një klub që mund të bëjë goditje në merkaton e kësaj vere në Angli, është Manchester City. Citizens janë shumë afër goditjes së radhës në merkato.

Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s, Jack Grealish. “Qytetarët”, për të bindur rivalët e Premier League, kanë ofruar shumën rekord 117 milionë euro.

Anglezi pritet të bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e Premier League, duke kaluar 105 milionë eurot e paguar nga Manchester United për Pogba në verën e 2016-ës. Grealish ishte ndër më të mirët për Anglinë në Evropian.

Grealish

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb