Manchester United i këtij sezoni duket se është për rekorde. Një super skuadër është shfaqur kjo e sotmja në “Old Traford” në kuadër të javës 7 të “Premier League” ku ka mundur me rezultatin 4-0 ekipin e Crystal Palace.

Ndeshja për skuadrën mike thuajse mbaroi që në vërshëllimën e parë të arbitrit pasi Juan Mata në minutën e 3-të zhbllokoi takimin. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 pasi Fellaini do të dërgonte në portë krosin perfekt të Ashley Young.

Pak minuta pas fillimit të së dytës, ishte sërish belgu Fellaini që realizon golin e dytë përsonal dhe të tretin për “djajtë e kuq”. Shifrat përfundimtare nuk kishte se kush ti stamponte tjetër përveçse Romelu Lukaku.

Kjo është fitorja e 4-rt e Manchester United me të tillë rezultati, 4-0. Shifra të frikshme golash duke patur parasysh se edhe në mesjavë mposhtën CSKA-në me rezultatin 1-4. Pas javës së 7-të në kampionat, United renditet e para me 19-të pikë, 3 më shumë se City që në orën 18:00 luan super duelin me Chelsea-n në “Stamford Bridge”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb