Trajneri i Manchester United, José Mourinho, është shprehur se ai nuk është “monstër”, “arrogant”, sikurse shkruajnë mediat dhe e la të hapur problemin e largimit të legjendës Wayne Rooney në fund të sezonit.

“Besoj se Manchester United nuk mendon se unë jam një monster, ashtu siç më cilësojnë”, ka deklaruar tekniku portugez në një konferencë shtypi.

“Në të kundërt, unë mendoj se jam më i mirë nga ajo që ju deshironi (mediat). Njerëzit janë të kënaqur dhe të nderuar që punojnë me mua. Marrëdhëniet me lojtarët janë të kënaqshme. Edhe drejtuesit më kanë dhënë mbështetje për zgjatjen e kontratës. Për këtë unë jam i kënaqur”, deklaroi trajneri i ardhur verën e kaluar te ManU.

“Për mendimin tim të gjithë janë të kenaqur”, theksoi ai para ndeshjes së “Red Devils” me Bournemouth të shtunën për javën e 26-të Premierligës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb