Interi do ta sfidojë Juventusin në garën për titullin e Serie A në sezonin e ri – thotë Roberto Mancini.

Nerazzurrët kanë pësuar humbje në dy ndeshjet e fundit miqësore (nga Milani dhe Real Madridi), megjithatë trajneri thotë se skuadra e tij është përmirësuar dhe është e aftë për Scudetto. “Është e qartë se rezultatet nuk janë pozitive aktualisht. Por e rëndësishmja është që të shohim paraqitjet dhe në secilën ndeshje ne jemi përmirësuar si skuadër”.

Ai shtoi më tej se: “Nuk jam i shqetësuar sepse jam i sigurt që kur do të jetë nevoja, Interi do të fitojë. Juve mbetet favorit për Scudetto, por jam i bindur se kur t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, do të luajmë mirë”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: