Avokati Arbër Hoxha, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24 komentoi çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Hoxha theksoi se nuk beson se Kuvendi do të marrë një vendim kundër mandatit të Xhaçkës. Por, avokati shtoi se Xhaçka duket se ka shkelur ligjin, pasi bashkëshorti i saj, me vendim të Këshillit të Ministrave, është shpallur investitor strategjik.

“Ne do të presim votimin në parlament dhe më pas do të marrë një vendim Gjykata Kushtetuese. Nuk besoj se Kuvendi do të vendosë për heqjen e mandatit të Xhaçkës. Xhaçka duket se ka shkelur Kushtetutën, pasi bashkëshorti i saj është miratuar investitor strategjik. Fjalën e fundit e thotë Gjykata Kushtetuese.

Kushtetuesja është gardiani më i madh i Kushtetutës. Kuvendi mund të vendosë çfarë të dojë, por Gjykata Kushtetuese është ajo që e thotë fjalën e fundit. Kemi pasur rastin e marrëveshjes mes Ramës dhe Melonit për emigrantët. GJK është institucioni më i lartë i vendit i drejtësisë për çdo vendim që merret ose vendimet e gjykatave më të ulëta”, deklaroi Hoxha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: