Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, ka njoftuar zgjedhjen e Manfred Weber, si President i Partisë Popullore Europiane, pas votimeve të kryera sot në Roterdam.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Shehu e ka quajtur zgjedhjen e zotit Weber në krye të PPE, si një lajm të mirë për vendin tonë dhe për rajonin në përgjithësi.

“Manfred Weber zgjidhet President i PPE me 447 vota.
Lajm i mire ky per Europen, PPE, por edhe per Rajonin tone e Shqiperine.

Presidenti i ri eshte nje konservator ne politikat e tij, prej CDU gjermane.
Nje europeist i qarte e i vendosur ne pozicionet e tij.

Nje njohes i mire dhe i Rajonit tone, i problemeve ketu, por dhe nje mbeshtetes i pa lekundur i alternatives sone te integrimit europian.

Pa dyshim nen presidencen e tij PPE do te forcohet edhe me tej, do te konsolidohet me fort mbi parimet e vlerat europiane, te cilat per Weber jane nje “busull” politike e pa ndryshueshme.
Urime!”, ka shkruar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb