Që në orët e para të mëngjesit të këtij 2 marsi, në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit janë vënë re postblloqe policie. Kontrolle ka pasur kryesisht në automjetet e transportit të pasagjerëve, ndërkohë që në mbështetje të rrugorëve kanë qenë edhe forca të policisë së rendit.

Sipas bluve qëllimi i këtyre postblloqeve, është kontrolli i dokumentacionit dhe identifikimi i personave të dyshuar që janë në kërkim prej policisë.

Ndërkohë burime pranë subjekteve politike në Fier, kryesit LSI dhe PD kanë bërë me dije se kontrollet kanë në objektiv edhe personat që shkojnë drejt tubimit të thirrur nga presidentit Meta në kryeqytet. Po të njëjtat burime saktësojnë se nuk ka organizimeve për lëvizjen e qytetarëve me autobus dhe pjesa më e madhe e tyre kanë lëvizin me automjeteve private. Mësohet se më shumë se 2500 qytetarë nga Fieri, Patosi, Roskoveci e Mallakastra pritet të bëhen pjesë e tubimit të orës 17:00

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb