Ambasadori i Ukrainës, Volodymir Shkurov u shpreh se urrejtja Ruse është për të gjithë botën demokratike.

Shkurov u shpreh se sot miliona njerëz janë të veshur me ngjyrat e Ukrainës, ndërsa falënderoi popullin shqiptar për mbështetjen.

Sakaq ambasadori tha se  Bucha qëndron si simbol i asaj çfarë ka bërë agresori rus dhe se Ukraina sot është mbuluar me gjak, por vazhdon të luftojë për lirinë.

“Jam krenar që përfaqësoj Ukrainën dhe ukrainasit këtu. Si ambasador kam informacion zyrtar për tmerret e luftës dhe nga njerëz real që i kanë mbijetuar këtij pushtimi. Ju të gjithë e keni parë tmerrin e lënë nga pushtimi rus. Vrasjet, ngacmimet, tortura , vjedhjet dhe dhuna përfshin edhe të miturit.

Të gjitha këto bëhen me vetë qëllim që tregojnë jo vetëm reflekset kafshërore të agresorit port edhe një dëshirë të vetëdijshme për të shkatërruar popullin tonë. Për këtë arsye i bëj thirrje botës së qytetëruar për të transferuar në Ukrainë armët e domosdoshme. Bucha qëndron si simbol i asaj që ka bërë agresori rus, kjo urrejtje është për të gjithë botën demokratike…Sot miliona njerëz janë veshur me ngjyrat e Ukrainës dhe përpiqen ti bëjnë thirrje ndërgjegjes së rusëve. Ukraina sot është mbuluar në gjak por vazhdon të luftojë për lirinë dhe pa beson fort në fitore. Falënderoj popullin shqiptar për mbështetjen”, ka thënë më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb