Sot në Luksemburg përfundoi takimi i Këshillit për punë të jashtme të Bashkimit Evropian, në të cilin është biseduar edhe për Maqedoninë.

“Porosia për IRJM nga vendet anëtare është shumë e qartë – nevojitet që liderët e vendit të angazhohen për dialog të hapur, zbatim të Marrëveshjes “Përzhino”, krijim të kushteve për zgjedhje të besueshme, zbatim të prioriteteve urgjente të reformave, sundim të ligjit dhe përkrahje të punës së PSP”, ka deklaruar në konferencë për shtyp, përfaqësuesja e lartë e BE për punë të jashtme, Federica Mogherini.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb