Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoni kanë marrë alarmin për sulme dhe rrëmbime të mundshme zyrtarësh policor. Një gjë e tillë raportohet nga disa media, që i referohen informacioneve operative, se grupe që kanë lidhje me atë të Kumanovës, planifikojnë aksione hakmarrëse ose rrëmbime, që pastaj t’i shkëmbejnë me një pjesë të të burgosurve.

Ndërkohë Ministria e Brendshme e Maqedonisë pohon se policia po monitoron situatën dhe po ndërmerr të gjitha masat parandaluese.  Sipas informatave jozyrtare, në lidhje me kërcënimet, Agjencia e inteligjencës është informuar nga ana e shërbimeve mike. Por gjithashtu nga burime jozyrtare, Alsat Maqedoni, mëson se Agjencia e Inteligjencës është informuar dhe se punonjësit e saj ose një punonjës, janë përfshirë në ngjarjet e Kumanovës. Kjo informatë është dhënë nga një vend fqinj dhe në të është theksuar personi SH.M. i Agjencisë, identiteti i të cilit ishte publikuar nga disa media.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: