MAQEDONI E VERIUT

Prokurorja Villma Ruskoska ka njoftuar sot se procesi gjyqësor për organizatorët e 27 prillit të viti 2017 është caktuar për më 21 shkurt.

Për këtë rast në bankën e të akuzuarve do të ulen ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, ish ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski.

Personat në fjalë akuzohen për cenim të rendit kushtetues dhe sigurisë. Në bankën e të akuzuarve nuk do të ulen ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe Nikolla Boshkovski, pasi që të dy janë në arrati, njëri në Greqi dhe tjetri në Hungari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb