SHKUP – Pas shpalosjes së shqiponjës dykrenore në Çair të Shkupit, komuna e Butelit ka parashikuar të ndërtojë një kryq të lartë 50 metra. Vendimi ka nxitur reagime në opinion, se po ndërtohet si kundërpërgjigje ndaj shqiponjës dy krenare, e vendosur në anën tjetër të rrugës, e cila llogaritet si kufi mes Butelit dhe Çairit.

Sipas këshilltarit të BDI-së, Naim Saliu, ky kryq mund të ndikojë në marrëdhënie ndëretnike.

“Ne duam të bashkëjetojmë dhe nuk duhet janë kundër pse ne vendosim simbole tona se edhe ne kemi kombin tonë, kemi flamurin tonë dhe për atë arsye ne duhet të merremi vesh si miq. Ky është një reagim më i bujshëm sepse vjen nga kongresi maqedonas botëror dhe nuk është mirë në baza fetare, dhe ne ishim decid se me këtë pikë të rendit të ditës u thye rregullorja dhe nuk është mundësuar të bisedohet por vetëm u votua nga këshilli kryesues”, – u shpreh Naim Saliu, Këshilltar i BDI-së në K. e Butelit.

Ky propozim është miratuar nga 10 këshilltarët e VMRO-DPMNE, që përbëjnë shumicën në këshillin komunal. Ndërkohë partitë opozitare maqedonase nuk e kanë votuar këtë pikë të rendit të ditës, kanë qenë të përmbajtur, por vetëm 1 ka votuar kundër.(tv21)

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb