MAQEDONI – Për kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev kërkesa e VMRO-DPMNE-së për qeveri teknike, për prokuror publik dhe Komision anketues parlamentar për referendumin janë absolutisht të papranueshme.

“Nuk ka as arsye e as nevojë që të diskutohet për këto çështje. Institucionet dhanë qëndrimet dhe mendimet e tyre. Besoj se do të kemi ndonjë rezultat deri në fund të kësaj jave ose fillimin e javës që vjen. Deri më 10 tetor është afati i përafërt deri kur do ta njoftojmë për hapat që do të vijojnë. Shpresoj se njoftimi do të jetë i natyrës se është siguruar shumica e nevojshme për ndryshime kushtetuese”- tha Zoran Zaev

I pyetur nëse ka menduar opsionin që në rast se shpërbehet Kuvendi dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, opozita mund t’i bojkotojë zgjedhjet, Zaev theksoi se nga opozita pret gjithçka por që në këto rrethana do të përmbahet nga komentet pasi që situata mund të ndikojë negativisht në procesin e bisedimeve më deputetët opozitar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb