MAQEDONIA E VERIUT

Prej të hënës që vjen Maqedonia e Veriut do të hapë hotelet për të pritur turistët e parë.

Pas hapjes së kufijve tokësorë tashmë Maqedonia e Veriut ka gati edhe protokollet e sigurisë për hotelet.

Por me shtimin e rasteve të COVID-19 Maqedonia e Veriut do të vijojë të mbajë mbyllur aeroportet. Nga të paktat vende në Ballkan që ende nuk hap aeroportet që do të thotë se nuk ka fluturime deri në një datë të pacaktuar drejt Shkupit apo qyteteve të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb