Maqedonia e Veriut do të rihapë kopshtet në fillim të qershorit, ndërsa pritet që kufijtë të hapen nga mesi i këtij muaji.

Ndërkohë, të gjithë ata që hyjnë në vend duhet të bëjnë testin për koronavirusin dhe në vend të karantinës së detyrueshme, do të shkojnë në vetizolim të detyrueshëm shtëpiak.

Pikërisht mesi i qershorit, sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe është periudha më e arsyeshme kur do të duhet të hapen kufijtë.

“Në vend të karantinës së detyrueshme shtetërore, izolimi i detyrueshëm shtëpiak përcaktohet edhe për të huajt, për të cilët shtabi kryesor i koordinimit të krizave vendos në raste të interesit shtetëror ose ekonomik”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb