Para deputetëve  të Maqedonisë së Veriut është vënë ligji i ri që rregullon punën e Agjencisë së Inteligjencës.

Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut theksojnë se me këtë ligj synohet të ndertohet një Agjenci  e Inteligjencës e cila do të jetë moderne, profesionale dhe efikase, që është e aftë në çdo moment të ballafaqohet me sfida të ndryshme,  të kohës.

Ligji në qeveri është miratuar me propozim të Ministrisë së Drejtësisë.

“Me sjelljen e ligjit të ri për Agjencinë e Inteligjencës, përfundimisht do të rrumbullakësohen reformat e nisura në sistemin e sigurisë në Maqedoninë e Veriut, si parakusht për anëtarësim në NATO”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Duhet theksuar se Agjencia e Inteligjencës për herë të parë drejtohet nga kuadro shqiptarë drejtori i se ciles eshte Erolld Musliu, me ardhjen e presidentit të ri të shtetit Stevo Pendarovski.

Më shumë paqartësi mbeten rreth detyrave dhe punës së Agjencisë së Inteligjencës  gjatë kohës së konfliktit të armatosur  të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë ku kishin mbetur të vdekur 8 policë dhe 10 anëtarë të grupit të armatosur, që ishin prezantuar si ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,  në këtë kohë Agjencia e Zbulimit është nga Naqe Çulev, i cili aktualisht është ministër teknik  i Punëve të Brendshëm, me propozim të partisë maqedonase në opozitë VMR DPMNE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb