Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla realizoi gol në Ligën e Europës, në duelin ndaj Real Sociedadit, ku Roma triumfoi me rezultatin 2-0.

Shqiptari u hodh në fushë në pjesën e dytë, teksa shënoi për Romën në minutën e 87-të, duke vulosur triumfin e kryeqytetasve.

Në fund të duelit shqiptar u zgjodh lojtari më i vlerësuar i ndeshjes nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Kumbullës iu vendos nota 7.5, teksa regjistroi 16 nga 19 pasime të sakta, si dhe fitoi 6 nga 9 duelet me kundërshtarët.

Jj
Jj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb