Tetë herë kampioni i MotoGP, Marc Marquez, është i dashuruar. Piloti spanjoll ndau një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku dora e tij ndërthuret me atë të një gruaje që mban një unazë që bie jo pak në sy.

Asnjë dedikim nga sportisti, por fansat më kureshtarë nuk e kanë pasur të vështirë të gjurmojnë identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën motoçiklistit. Dhe mesa duket, nuk bëhet fjalë për Maria Pedraza, me të cilën Marquez është kapur disa herë në periudhën e fundit, duke konfimuar vetëm një miqësi mes të dyve.

Flaka e re e Marquez është Gemma Pinto, influencuesja dhe mikja më e mirë e modeles spanjolle Laura Escanes. Duke analizuar profilin e Pintos, ndjekësit vunë re se ajo ka të njëjtin manikyr dhe të njëjtat bizhuteri si imazhi i postuar nga Marquez.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gemma Pinto (@gemmpinto)

Ka edhe një detaj tjetër që nuk lë shumë vend për dyshime: një byzylyk i kuq prej pëlhure që Gemma e mban në kyçin e majtë dhe që edhe Marc Marquez e mban gjithashtu. Çifti së fundmi fluturoi për në Marrakech për të festuar ditëlindjen e 26-të Pintos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb