Pas 16 vitesh fitoresh dhe triumfesh, braziliani Marcelo do të largohet nga Real Madrid verën e ardhshme. Pavarësisht disa ofertave nga Evropa, mbrojtësi do të kthehet në Brazil për ta mbyllur karrierën te Fluminense.

Dalëngadalë ai humbi vendin në formacionin e Real Madrid dhe njëkohësisht edhe formën që kishte dikur. Marcelo nuk ka asnjë peng te Real Madrid, me të cilin fitoi gjithçka në rang klubesh.

Dushan mbetet në qendër të merkatos, sidomos këtë dimrit që nis më 1 janar. Listës së shumë klubeve u është shtuar edhe një tjetër. Sipas ‘Daily Mirror’, Newcastle e ka në krye të blerjeve sulmuesin serb. Sheikët arabë duhet të mposhtin konkurrencën e Tottenham, Arsenal dhe Juventus.

Dejan Kulusevski është objektivi numër 1 i Arsenalit për të përforcuar sulmin. Topçinjtë do të tentojnë që në janar me një ofertë prej 30 milionë euro plus 5 të tjera bonuse për Juventusin, ndërsa bardhezinjtë duan të paktën 40 milionë. Sulmuesi suedez nuk ka shumë hapësira te Juventus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb