Mbretëresha e Hollywood do të bëhet “mbretëresha e Skocisë”. Australiania Margot Robbie është gati për të interpretuar rolin e Elisabetta I në filmin e shumëpritur “Mary Queen of Scots”.

Filmi me regji të Josie Rourke dhe shkruar nga Micheal Hirst do të tregojë historinë e Mary Stuart, mbretëreshës së Skocisë që ishte e përfshirë në tentativën për vrasjen e kushërirës së saj pikërisht Elisabetta I. Në rolin e Mary do të gjejmë një tjetër prej aktoreve më të kërkuara të momentit, irlanedezen Saoirse Ronan.

“Paralajmërohet kështu një super sfidë interpretuese mes dy aktoreve të pashme, në këtë film historik shumë premtues, që ende nuk ka një datë të daljes zyrtare”, shkruan Paramount Channel.

Ndërkohë do të kemi mundësinë të shohim Margot Robbie shumë herë të tjera në ekranin e madh mes projekteve të saj të tjera.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: