Kryeministri Edi Rama ka debatuar me gazetarin Marin Mema, në mbledhjen e katërt të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.

Gazetari Mema, i cili është pjesë e fondacioneve që do ndihmojnë në procesin e rindërtimit, kërkoi që procesi i rindërtimit të nisë sa më shpejtë. Por, e menjëhershme ishte kundërpërgjigjja e kryeministrit Rama, i cili tha se çdo gjë do bëhet sipas tryezës, duke shtuar se edhe shpejtësia ka limit.

Marin Mema: Duhet të ishte përfunduar si llogjikë pasi u deklarua si një element që ishte bërë dhe u mor si masë. Nuk dua të hap debat. Nuk është se e kemi nisur si garë ndërtimin e shtëpive, por jemi përpjekur të ndihmojmë disa familje që kanë qenë në kushte ekstreme për të mos i lënë tu thellohet problematika. Kur kemi mundësi, të paktën ne kështu e kemi menduar jo për të dalë nga një proces i përbashkët, por kur kemi mundësi të ndihmojmë disa familje që vërtet kanë pasur raste specifike ne e kemi bërë këtë ndoshta duke tejkaluar dhe nuk shoh asgjë të keqe në këtë pikë. Përkundrazi sa më shpejt dhe sa më mirë. Do të përpiqemi qoftë duke tejkaluar disa gjëra për të bërë  sa më shumë për njerëzit. Për tu dhënë në fund të ditës një lloj drite shprese, që rindërtimi është duke filluar. Njerëzit kanë pasur nevojë për këtë proces.

Rama: Me apo pa leje i keni bërë shtëpitë?
Mema: Të gjitha me leje. Ne nuk do të bënim asnjë ndërtim pa leje, për t’u bërë të jashtëligjshëm, për ne është ligji në radhë të parë.

Rama: Në radhë të parët duhet respektuar kjo tryezë. Çdo ndihmë që vjen për familjet është e mirëpritur që të sistemojmë këto familje. Arsyeja themelore pse kemi kërkuar këtë bashkërendim është që të mos i bëjmë gjërat shpejt sot dhe nesër të paguajnë kosto njerëzit. Do ishte kollaj të thonim hajde bëjmë ca gjëra, por duam që të gjitha modelet të jenë të strukturuara, me të gjitha parametrat. I gjithë procesi shkon në një drejtim. Nuk duhet të vazhdojë ky proces në mënyrë individuale. Jemi këtu për një qëllim, duam ta bëjmë sa më shpejt, por shpejtësia ka një limit, pasi pa limit na çon në drejtim tjetër.

Shumë shpejt kjo historia e vënies në diskutim të modeleve do fashitet komplet, sepse bëhet fjalë për standarde shumë më të larta se standardet ekzistuese të godinave. Nga pikëpamja sizmike, ekologjike, edhe eficencës së energjisë, janë godina të konsoliduara, që përdoren në vendet e zhvilluara. Ajo që na duhet është të fillojmë punën një orë e më parë, që të kapim Marinin.

Mema: Vështirë pak kjo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb