Marina mbretërore britanike ka sekuestruar 400 kilogram kokainë, e cila kushton rreth 24 milion paund duke iu referuar çmimit të tregut.

Pas sekuestrimit të materialeve, anija është shpërthyer me qëllim që të mos përdoret më tej për aktivitete të paligjshme.

Në pranga janë vënë edhe tre personat e dyshuar si autorë.

Gjatë një operacioni të përbashkët me Rojet Bregdetare të SHBA-së, anija patrulluese e zonës ka zbuluar 400 kg drogë të cilat ishin të destinuara për tregtim dhe shitje.

Kjo është hera e dytë për këtë muaj që komandot britanike kanë sinjalizuar dhe ndaluar kontrabandistët në ujërat ndërkombëtare.

Gjatë kontrollit fizik të anijes, u gjetën dhe 870 kg metamfetaminë.

Kjo ngjarje e çon numrin total të konfiskimeve të drogës nga Marina Mbretërore në 70.8 milion £ këtë vit – dhe 582 milion £ që nga viti 2020.

Në lidhje me origjinën e kësaj varke, besohet se mund të ketë ardhur nga Amerika e Jugut.

Që nga viti 2020, Marina Mbretërore ka sekuestruar drogë me vlerë 582 milionë paund nga bandat që vepronin në Lindjen e Mesme, Oqeanin Indian dhe Karaibe.

Që nga fillimi këtij viti, Marina Mbretërore total ka sekuestruar 70.8 milionë paund drogë gjatë një sërë bastisjesh në të gjithë botën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb