Kryeministri i Italisë Mario Draghi pasi deklaroi, se qeveria e tij kishte arritur pjesën më të madhe të asaj që synohej në luftën kundër pandemisë dhe rifillimin e rritjes ekonomike, për hërë të parë ai tregoi se mund të kandidonte për edhe për president.

Mediat italiane prej kohësh spekulojnë  për ambiciet e mundshme presidenciale të kryeministrit, pasi mandati shtatëvjeçar i Sergio Matarella skadon në shkurt dhe mbështetja e gjerë nga parti të ndryshme që Draghi gëzonte si kryeministër ka filluar të dobësohet.

Nëse Draghi, i cili gëzon respekt jashtë vendit, hyn në Pallatin Quirinal, do të ishte një sinjal i një stabiliteti të caktuar në Itali në shtatë vjetët e ardhshëm.  Ekonomisti i dashur,74-vjeçar, ish-president i Bankës Qendrore Evropiane, nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes së gazetarëve për planet e tij për të ardhmen.

Financial Times, vlerësoi këtë javë se Draghi do t’i shërbente më së miri Italisë duke kaluar në presidencë, pasi qeveria e tij mund të mbijetonte edhe për disa muaj, përpara se lufta e ashpër e partive të nisë përpara zgjedhjeve parlamentare 2023.

Një tjetër favorit për presidentin e Italisë është ish-kryeministri Silvio Berlusconi, i mbështetur nga qendra e djathtë.

Funksioni i presidentit të Italisë është kryesisht ceremonial, pasi kreu i shtetit nuk ka kompetenca të rëndësishme, përveç rastit të një bllokadë politike në vend, kur ai ka një rol kyç.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb