Gjendet trupi i pajetë i nënës, Alma Arrazi. Trupi i nënës që është viktima e katërt, u gjet në fshatin Pentar të njësisë Dajç.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se gjetja e trupit të pajetë u bë nga palombarët e forcave RENEA.

Tashmë me gjetjen e nënës përfundon operacioni i gjetjes së katër kufomave të familjes Arrazi, 39-vjeçares dhe tre fëmijëve. Ditën e sotme u gjet dhe trupi i djalit 3-vjeçar të familjes Arrazi. Ndërkohë, dje dhe pardje u gjetën trupat e vajzave, 8 dhe 9 vjeçe.

Në gjendje të rënduar psikologjike gruaja u hodh bashkë me fëmijët nga ura e Bunës dhe për pasojë të katërt humbën jetën, pasi dyshohet se dhunohej nga bashkëshorti i saj. Ky i fundit ndodhet pas hekurave për shtytje drejt vetëvrasjes së Alma Arrazit, ndërsa gjykata caktoi ndaj tij masën ‘arrest shtëpie’.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: