TIRANE

Këngëtarja, Mariza Ikonomi, ka suprizuar të gjithë ndjekësit me lajmin më të bukur. Artistja shqiptare ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” foton më të ëmbël. Ajo është bërë nënë për herë të parë duke provuar kështu ndjesinë më unike që një person mund të përjetojë në jetë.

Krah fotove me vogëlushen, Melodinë e saj më të bukur të jetës, Mariza ka zbuluar edhe identitetin e njeriut që i ka “vjedhur” zemrën.

Mami Mariza dhe babi Blendi janë duke shijuar ditët pranë të voglës së tyre dhe ashtu si dhe vetë këngëtarja e thotë, Zoti i ka dhënë botën në duart e tyre.

“Dhe vjen nje dite qe Zoti te dhuron gjithe Boten dhe e vendos ate ne duart e tua. Melodia e jetes e sime! MELODY IKONOMI GREÇO!

@blendigreco me dhe gjithe forcen dhe gezimin e kesaj Bote! Te dua “, shkruan Mariza krah fotove me vogëlushen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: