TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për deputetin Mark Frroku, duke mos gjetur të mbështetur asnjë nga argumentet e avokatit mbrojtës. Bëhet fjalë për procedimin penal të ngritur nga prokuroria për vrasjen në Belgjikë.

Avokati i Frrokut, Sajmir Visha kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë me argumentin për të rrëzuar procedimin penal të Prokurorisë për sa kohë që nuk ka transferim të procedimit nga Belgjika. Visha tha se mbrojtja do të këmbëngulë për një masë më të lehtë për Frrokun në mënyrë që ai të kthehet në parlament, pasi përfaqëson 20 mijë qytetarë.

“Kanë ardhur dokumentet që nuk janë në formën e duhur të ligjit. Shteti belg nuk i kërkon shtetit shqiptar që të procedojë penalisht Mark Frrokun por që ai të paraqitet pranë gjykatës në Belgjikë. Përveç kësaj burgu ku ndodhet deputeti nuk arrin të mbajë dot në gjendjen patologjike në të cilën ndodhet Frroku. Do këmbëngulim që deputeti Mark Frroku të shkojë në parlament, të ketë të gjitha cilësitë dhe vazhdojë punën se përfaqëson 20 mijë zgjedhës. Nuk mund të vijë asnjë dosje në rrugë ekstra-procedurale. Të gjitha veprimet e Prokurorisë së Përgjithshme janë nul”, tha Visha. Ndërkohë që pritet që Frroku pak javë më vonë do të jetë në Prokurori për çështjen “Doshi”, ku akuzohet për kallëzim të rremë.

 

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb