TIRANE – Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të caktuar masën e re “arrest me burg” për Mark Frrokun, ndërkohë që vijon procesi gjyqësor në ngarkim të tij për dosjen e vrasjes në Belgjikë.

Në seancën e sotme, avokatët mbrojtës të Frrokut i kërkuan trupit gjykues lirimin e klientit të tyre, duke argumentuar tejkalimin e afateve për gjykim.

I pranishëm në seancë, Mark Frroku përsëriti edhe njëherë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe as me akuzat që ka ngritur ndaj tij prokuroria.

Madje ai kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, duke theksuar se kishte arsye për të kërkuar një gjë të tillë, pasi bashkëshortja e tij vuante nga një sëmundje e rëndë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: