SHBA

Shtëpia e modës italiane Liu Jo ka paditur modelen Kendall Jenner pasi ka shkelur kushtet e kontratës.

Në një ankesë ligjore të paraqitur në një gjykatë në New York City të hënën, 2 gusht, kompania italiane akuzon yllin e Keeping Up With the Kardashians se ka shkelur kushtet e një kontrate modelimi, duke mos u shfaqur në një nga dy fotosesionet e planifikuara, për të cilat ajo do të paguhej në një total prej 1.5 milion dollarë, plus një tarifë shërbimi prej 20 përqind.

Kendall, e cila ishte modelja më e paguar në botë në vitin 2018 me 22.5 milionë dollarë të ardhura vjetore, sipas Forbes, nuk i ka adresuar akuzat, por stafi i saj doli me një deklaratë duke mohuar pretendimet.

Liu Jo pretendon se ylli mori pjesë në xhirimet e para në korrik të 2019-ës. Marka e njohur i kishte paguar asaj deri në atë moment, 1.35 milionë dollarë. Xhirimi i dytë ishte vendosur të bëhej në Londër në mars 2020, por pandemia i ndaloi udhëtimet.

Padia thotë se palët ranë dakord të shtyjnë xhirimet në vjeshtë, por nuk konfirmuan një datë të re. Kendall thuhet se përfundimisht nuk u përgjigj më për Liu Jo, derisa kompania e informoi atë se do ta padiste për shkelje të kontratës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb