Marksi, Lenini dhe Ho Shi Mini u mblodhën në Indinë Jugore, fundjavën e kaluar, për të marrë pjesë në dasmën e mikut të tyre, Engels.

Por, në këtë dasmë nuk kishte asnjë gjerman, rus apo vietnamez.

Të sipërcituarit ishin thjesht emrat e anëtarëve të Partisë Komuniste të shtetit indian të Keralas.

”Engelsi dhe Lenini janë vëllezër, ndërsa Marksi dhe Ho Shi Mini janë djemtë e një aktivisti të partisë lokale”, sipas gazetës ”Mathrubhumi”. ”Të katër personat janë anëtarë aktivë të Partisë Komuniste”, theksoi gazeta, por Marksi u kthye nga qyteti ”ultrakapitalist” i Dubait për të marrë pjesë në dasmë.

Drapëri dhe çekani janë ende në modë në Kerala, ku Partia Komuniste ka sunduar për shumicën e gjashtë dekadave të fundit dhe ku emra revolucionarë si Stalini dhe Trocki janë të zakonshëm. India iu afrua Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë dhe emrat rusë duke përfshirë ”Pravda” – emri i gazetës shtetërore të BRSS – janë të zakonshme, veçanërisht në jug të vendit.

Kryeministri aktual i Tamil Nadusë, shteti në lindje të Keralës, është Stalin, i quajtur nga babai i tij për nder të diktatorit sovjetik, disa ditë para vdekjes së tij në Rusi. Në një dasmë në atë shtet, në qershor, një burrë i quajtur Socializëm u martua përballë vëllezërve të tij Komunizmit, Leninizmit dhe Marksizmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb