TIRANE- Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi deklaroi se tashmë disponojmë një hartë të re territoriale dhe një model të decentralizuar të qeverisjes vendore. Duke marrë shembull 2014-ën, Çuçi theksoi se tashmë është një model ndryshe, pasi reforma territoriale është shumë efiçente.

“Tashmë kemi një hartë të re territoriale dhe model të decentralizuar të qeverisjes vendore. Reforma territoriale është shumë efiçente, ndaj ne ia dolëm. Jam shumë i gëzuar që arritëm të justifikojmë këtë bashkëpunim të shkëlqyer. Para pak javësh u takuam të gjithë bashkë për të ndarë dhe celebruar fundin e ‘Star1-shit’.”, tha ministri Çuçi.

Në këtë takim pritet që mes qeverisë dhe UNDP të nënshkruhet marrëveshja “Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale” (STAR2).
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: