Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit do të nisë nesër. Kështu ka njoftuar televizioni shtetëror i Egjiptit, Qahera. Mësohet se marrëveshja do të nisë zbatimin nesër në orën 10 të mëngjesit, ku do të lirohen disa pengje.

Kjo vjen pasi ministri i jashtëm izraelit tha për “Army Radio” se prsite që procesi i rikuperimit të pengjeve nga enklava të fillonte nesër.

Pesëdhjetë pengje do të lirohen gjatë një armëpushimi katërditor, sipas një marrëveshjeje të rënë dakord nga Hamasi dhe Izraelit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: