TIRANE- Ambasadori austriak, Johann Sattler ka komentuar sot situatën politike në vend pas vendosjes së marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ku në fokus ishte zgjidhja e ngërçit.

Nga Fieri Sattler theksoi se marrëveshja në fjalë do të sjellë gjëra pozitive për shqiptarët, ndërsa shtoi se esenca e demokracisë janë zgjedhjet e lira.

Po ashtu ai pohoi se gara ka nevojë që të vendosë konkurrentët përballë. Marrëveshja mes Ramës dhe Bashës u arrit në 18 maj, ku u vendos që opozitës ‘i jepen 6 Ministri teknike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb