Ministria e Jashtme iraniane ka thënë se nuk ka “urgjencë” për të takuar negociatorët amerikanë në Zvicër.
Sipas tyre, arsyeja është sepse memorandumi i mirëkuptimit për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme ishte nënshkruar tashmë elektronikisht.
“Duke pasur parasysh që nënshkrimi i tekstit të Memorandumit të Mirëkuptimit u bë në mënyrë dixhitale më 18 qershor, nuk ka urgjencë për të mbajtur takimin e lartpërmendur në Zvicër, por ne planifikojmë të mbajmë një takim në ditët në vijim”, tha zëdhënësi i ministrisë, Esmaeil Baqaei.
