Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore Rudina Hajdari i është rikthyer sërish një deklaratë të saj publike ku aludonte për një marrëveshje të fshehtë mes PS dhe PD-së për reformën zgjedhore.

Ajo tha se memoria politike ka treguar qartë se kjo gjë ka ndodhur në vendin tonë. Pak pas përfundimit të mbledhjes së komisionit, Hajdari tha se shqiptarëve u duhet një sistem zgjedhor i drejtë dhe që t’u garantojë atyre votën si dhe t’u jepet mundësia edhe partive të tjera që mund të krijohen në vend.

“Në këtë proces do të gjenden mekanizma të tjerë. Kushdo që do të vjedhë votën, jo vetëm do të ndiqet penalisht, por do të shkojë edhe ne burg. Kjo do të ngrejë besueshmërinë për të ruajtur votën. Ky takim ishte i vlefshëm për të shqyrtuar këtë kërkesë që ka ardhur nga BE, për të ndëshkuar ata që vjedhin votën. Në një takim tjetër do të kemi edhe shoqërinë civile, dhe ajo do të thotë nëse ky draft do të riformatohet apo do të ketë ndryshime. Do i lëmë mundësi shoqërisë civile dhe partive jashtë paralamentare të shohin draftin. Duhet të kemi drafte të gjithëpranuara. Nuk duam që draftet mos të pranohen. Bëj thirrje që të vazhdojmë më këtë proces zgjedhor, që është i nevojshëm në Shqipëri, që t’i krijojmë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është detyra jonë që t’u japim shqiptarëve të drejtën për votë të lirë dhe të ndershme. Memoria politike na tregon qartë se kjo ka ndodhur më para. I referohem marrëveshjes së 2008-ës, të 2017-ës apo dhe praktikës së ndërmarrë këto vite. Ajo që po kërkoj është që; ne duam që të kemi një reformim të hallkave zgjedhore. Mos të ulen vetëm dy palë (PD-PS) dhe ky ndryshim mos të bëhet vetëm për to. Mund të kemi parti te reja nesër pasneser. Shqiptarët mund të duan nesër ose pasnesër një frymë të re politike. Ne duhet të krijojmë kushtet për të gjithë dhe jo kushtet për Rudinën. Aksioni yne eshte qe te forcojme forcojmë demokracinë në vend dhe përmes reformës zgjedhore kjo arrihet fare lehtë. “, tha Hajdari.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: