Ish prokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në News24 ka deklaruar se SPAK është në rrugën e duhur por se ka qenë pritshmëria e gabuar e qytetarëve ajo që ka krijuar klimën e gabuar në lidhje me punën e SPAK.

Sa i përket presionit e kërcënimeve me të cilat përballen prokurorët e gjyqtarët e SPAK, Hajdari tha se kjo nuk është diçka e re dhe se një gjë e tillë ndodh me punonjësit e organeve të drejtësisë, por se SPAK ka një siguri të fortë.

“Lajm i mire se nëse SPAK nuk do punonte nuk do kishte presion e kërcënime.

Derisa kërcënohet duket se SPAK po punon mirë. Është në rrugë të mbarë.

Për Alqin Bllakon nuk dimë kushtet e rrethanat në të cilat është ndryshuar masa. Masat e sigurisë nuk janë fajësi, vendosen në kushte specifike. Gjykata ka konsideruar se qenia e tij në arrest shtëpie nuk përbën rrezik për prishjen e provave e intimidimin e dëshmitarëve.

Sa i përket kërcënimeve ndaj SPAK, jemi kërcënuar me familje me fëmijë e gra e jemi të sigurt. SPAK ka një mbrojtje fizike të garantuar, e ka publikun shqiptar me vete.

Perceptimi i publikut është se SPAK po punon ngadalë. Shqiptarët kanë gabuar në pritshmëritë për SPAK, ka vetëm disa muaj që është ngritur”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: