Ish-Prokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka diskutuar në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, procedurë e cila do të përfundojë nesër.

Ai ka deklaruar se nuk mund të mohojë se mund të ketë preferenca në zgjedhjen e drejtuesit të ri dhe ka shtuar se ata të cilët kanë pranuar kompromise, do të pendohen.

“Ambasadorja thotë nuk duhet të ndikojë pushteti. Yuri Kim ka treguar që kur sheh alarm, gjuhën diplomatike e lë mënjanë. Nuk mund të them që nuk ka preferenca në zgjedhjen e kreut te ri të SPAK. Është normale në një vend të brishtë me drejtësi të re të ketë tentativa nga ato që rrezikohen që ti thonë unë ju vura aty ku jeni.

Nesër për mendimin tim është një ditë e gëzuar. Prokurorët që kanë pranuar lobime kanë bërë shumë gabim se jemi vend i vogël dhe gjithçka është e verifikueshme, drejtuesi i SPAK ka rëndësi, për performancën dhe krijimin e strukturave të brendshme, por kurrë nuk besoj që SPAK do të jetë një histori suksesi pasi do zgjedhim një prokuror.

Gjithë sfida është e atyre njerëzve që do zgjedhin kreun e SPAK, unë besoj te SPAK se i kemi krijuar kushte për punën e tyre. Nëse ka tendenca apo veprime konkrete, njerëzit që kanë pranuar kompromise do bëhen pishman nesër. SPAK nuk do jetë kurrë histori dështimi, do ecë avash avash, do ketë goditje, ulje e ngritje. Me mbështetjen e SHBA nuk do jetë dështim në Shqipëri. Ne duhet të gëzohemi. Për politikën jo, por me mënyrën si është organizuar SPAK asnjë politikan në vend nuk ka çfarë t’i bëjë për t’i intimiduar”, ka deklaruar zoti Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: