Dje, kryenegociatori i Ukrainës tha se negociatat kishin avancuar mjaftueshëm për të bërë të mundur një takim midis presidentëve Volodoymyr Zelensky dhe Vladimir Putin. Pas kësaj deklarate vjen edhe një reagim nga Kremlini, i cili pohon krejt të kundërtën.  

Kryenegociatori rus Vladimir Medinsky sugjeron se diçka e tillë nuk mund të bëhet kaq herët. 

“Draft-marrëveshja nuk është gati për t’u dorëzuar në një takim të nivelit kaq të lartë”, ka postuar Medinsky në kanalin e tij Telegram.

Kujtojmë se ushtria ruse nisi sulmin në Ukrainë më 24 shkurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb