Ish-ministri, Tritan Shehu shpreh shqetësimin e fshehjes se bisedimeve të Shqipërisë me SHBA për të sjellë afganë.

Shehu thotë se po flitet për marrëveshje në media serioze, por asnjë njoftim apo komunikim publik nuk është bërë nga qeveria.

Ai thekson se Rama po vepron njësoj si me armët kimike dhe pas disa vitesh po ndodh një ‘’déjà vu’’.

Tritan Shehu i bën thirrje kryeministrit të Shqipërisë të informojë zyrtarisht se çfarë po ndodh me këtë çështje momentalisht.

 

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Rama me afganet, njelloj si me “armet kimike”!

Prej ditesh flitet ne mediat me serioze per nje mareveshje per te sjelle ne Shqiperi afganas, mbas asaj tragjedie qe po ndodh ne ate vend!

Nderkaq asnje njoftim, komunikim publik nga Qeveria!

Thuhet se ky proces tashme eshte ne zhvillim, dhe mund te jete i verifikueshem…edhe afer Tiranes!?

Une kam qene e jam gjithemone ne anen e marjes se pergjegjesive e detyrimeve nga Shqiperia ndaj aleateve.

Ne fakt Shqiperia ka permbushur detyrimet e saj edhe ne Afganistan, pavaresisht se ai operacion po mbyllet per turpin e botes demokratike.

Kete qendrim e kam shprehur publikisht edhe atehere, pro pranimit per shkaterrim te “armeve kimike”.

Por ai operacion u komprometua ato dite jo sepse shqiptaret ishin kunder realizimit te detyrimeve.

Ai deshtoi sepse Rama kerkoi ta menaxhoje ne fshehtesi, pa transparence…edhe ndaj Presidentit, Parlamentit, opozites, institucineve e publikut.

Sepse ambicja e shtyu per ta perdorur si nje mjet okult per mbeshtetje personale, shkembimesh personale, gje qe krijoi nje reaksion te forte popullor.

Sot kemi nje “deja vu” te atij qendrimi anti institucional te kryeministrit, qe vecse komprometon cdo lloj inisiative.

Kryeministri duhet te kuptoje se perseritja e gabimit eshte me i rende se i pari, vecanerisht sot kur kjo ceshtje eshte me e komplikuar se ajo e “armeve kimike”!

Sidoqofte ai duhet qe menjehere te informoje zyrtarisht per se po diskutohet, cfare ka ndodhur deri tashti, cfare do te ndodhe ne ditet ne vazhdim, per numrin e njerezve, afatet kohore, sigurine ndaj tyre etj, ose ta mohoje.

Kete po bejne dhe drejtuesit e shteteve te tjera demokratike, ky eshte nje detyrim moral, politik, ligjor edhe ne Shqiperi, qe Rama duhet ta permbushe.

Ndryshe cdo gje kthehet kokeposhte…me keq se ndodhi me “armet kimike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb