Ishte njëra ndër lidhjet me të përfolura në showbizin shqiptar. Geti dhe Marina ishin pothuajse çdo ditë pjesë e shtypit rozë për lidhjen e tyre që me kohë të gjatë e mbajtën të fshehur.

Mirëpo, tani çdo gjë është e hapur, çifti i famshëm që prej pak kohësh jetojnë bashkë në Tiranë, dashurinë e tyre kanë vendosur që ta kurorëzojnë me martesë, njofton “Klan Kosova”.

Burime brenda familjes së reperit kanë treguar se Getoar Selimi dhe Marina Vjollca do të martohen së shpejti.

Po ashtu, sipas “klankosova”, çifti do të bëjë dasmë me rreth 800 të ftuar, por akoma nuk është vendosur nëse do të jetë Prishtina apo Tirana vendi ku do të mbahet ceremonia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: