Raportuesja e Shqipërisë për Parlamentin Europian, Isabel Santos, ka hartuar një rezolutë shumë kritike kundër vendit tonë, duke kritikuar planet për një skemë për blerjen e pasaportave, mungesën e transparencës në konkurrencë dhe prokurimet publike dhe pak progres në liritë themelore.

Sipas Euractiv, rrjetit të pavarur mediatik europian të specializuar për çështjet e BE-së, rezoluta e hartuar nga Santos, një socialist si Partia Socialiste në pushtet në Shqipëri, do t’i nënshtrohet procedurave parlamentare në javët e ardhshme.

“[Parlamenti Europian] shpreh shqetësimin për mungesën e progresit në arritjen e transparencës institucionale, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe thekson rolin që kanë liderët politikë në krijimin e një mjedisi favorizues për këto liri”, thuhet në projekt-rezolutën.

Në temën e medias, draft rezoluta bën thirrje për “masa të menjëhershme” kundër ndikimit politik, strukturës ekonomike të shtypit dhe frikësimit të gazetarëve.

Në raportin e fundit të progresit të Komisionit, Shqipëria u shënua se nuk po bënte “asnjë përparim” në lirinë e medias, me shqetësimet kryesore që lidhen me presionin ndaj punonjësve të medias, financimin dhe transparencën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb