MONTERREY

Një masakër në një lokal la 11 persona të vdekur të dielën, thanë autoritetet meksikane, ndërsa vendi lufton me një normë rekord të vrasjeve pavarësisht nga zotimi i qeverisë për të ndaluar dhunën e bandave.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit qendror meksikan të Guanajuato tha se trupat e shtatë burrave dhe katër grave u gjetën në lokal në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin Jaral del Progreso. Një grua tjetër u gjet me lëndime me armë zjarri, thanë autoritetet në një njoftim për shtyp, raportojnë mediat e huaja.

Guanajuato, një qendër kryesore e makinave, është bërë një skenë e përsëritur e dhunës kriminale në Meksikë, e shkatërruar nga një luftë terreni mes bandës lokale Santa Rosa de Lima dhe kartelit të fuqishëm Jalisco Neë Generation.

Në korrik, persona të armatosur vranë 24 njerëz në një qendër rehabilitimi të drogës në Guanajuato, duke shënuar një nga vrasjet më të këqija që kur presidenti Andres Manuel Lopez Obrador mori detyrën duke u zotuar të ulte nivelet rekord të dhunës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb