Gjykata e Lartë në Dhomë Këshillimi vendosi të mos pranojë rekursin e Laert Haxhiut. Ai kërkonte ndryshonte ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 18 vite burg.

Avokati paralajmëron do të ndjekë rrugët ligjore në Gjykatë Kushtetuese pasi dënimi nuk është i bazuar në ligj.
Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Laert Haxhiu, i riu nga Lushnja, u arrestua në Greqi, ndërsa ka mohuar të jetë autor i masakrës së Lushnjës me dy të vrarë. Ngjarja ndodhi më 11 shtator të 2017, ku në qendër të qytetit të Lushnjës u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb