SHBA-Janë publikuar fotografitë e pesë policëve të vrarë në tragjedinë e Dallasit. Këto vrasje ndodhën në kuadër të një proteste të mbajtur për shkak të vrasjeve të dy personave me ngjyrë në Minesota dhe në Luiziana. Policia ka konfirmuar se janë plagosur edhe disa civilë nga sulmet me snajper që u bënë nga disa persona që tashmë janë identifikuar si pjesëtar të grupit terrorist “Black Power”. Policet e vrare jane, Patrick Zamarripa, Michael Krol, Lorne Ahrens dhe Michael J. Smith.

Read more: http://www.dailymail.co.uk/news/article-3680988/Pictured-Micah-Xavier-Johnson-25-year-old-shot-12-cops-Dallas-Black-Lives-Matter-protest-killing-five-saying-wanted-kill-white-people-especially-white-officers.html#ixzz4DuehKjSw
Follow us: @MailOnline on Twitter | DailyMail on Facebook

Vrasesi ish ushtarak i SHBA, kishte sherbyer ne Afganistan
vrasesi
Personi i cili i qëlloi 12 agjentëve të policisë, duke vrarë pesë prej tyre, gjatë një proteste të quajtur Jeta e Zezakëve ka Vlerë në qendër të Dallasit të enjten mbrëma është identifikuar si Micah Xavier Johnson, një rezervist 25-vjeçar i ushtrisë i cili nuk kishte asnjë precedent penal apo lidhje me grupet terrosriste.

Johnson, nga Mesquite, Texas, 20 minuta me makinë nga Dallasi, mësohet se u tha policëve se ishte një veteran lufte ne Afganistan, dhe pretendohet se ka vepruar i vetëm, duke i hedhur poshtë raportimet e para se kishte të paktën katër persona të armatosur të përfshirë në masakër.

‘I dyshuari tha se ishte i xhindosur për ‘Black Lives Matter’. Ai tha se ishte tepër i inatosur lidhur me vrasjet e fundit të zezakëve të dyshuar nga ana e policisë. Ai tha se ishte i xhindosur me policët e bardhë. I dyshuari tha se donte të vriste të bardhët, sidomos policët e bardhë,” tha shefi i Policisë së Dallasit David Braun në orën 7.30, sipas orës lokale.

Policët e rrethuan Johnsonin te El Centro College rreth orës 11 të natës së të enjtes dhe tentuan të negocionin, por katër orë pasi bisedimet dështuan një robot u dërgua për të vendosur një bombë dhe për ta vrarë të dyshuarin. Kjo ndodhi pasi të shtënat kishin shpërthyer gjatë një proteste paqësore në qendër të Dallasit, ku protesuesit nisin të bërtisnin dhe të vraponin për të shpëtuar jetën e tyre, ndërkohë që policët binin të vdekur përtokë një nga një.

Johnson kishte jelek anti-plumb, çka e bën të qartë se përse policët e kishin të vështirë ta vrisnin edhe gjatë shkëmbimit të zjarrit tek për tek me të që u filmua nga kamerat.
Vrasesi në Dallas nuk është frymezuar nga grupet militante jashtë shtetit, në profilin e tij në Facebook, ai ka pëlqyer disa grupe militante amerikane, përfshirë “Panterat e Zeza”, “Kombin e Islamit” dhe një poet nacionalist afrikano amerikan i cili pas vrasjeve që policët kanë kryer gjatë kësaj jave ka bërë thirrje për dhunë hakmarrëse ndaj policisë.


Vrasjet në Dallas e kthejnë Obamën më herët në SHBA

Presidenti amerikan, Barack Obama, do e shkurtojë vizitën e tij në Europë për tu kthyer në Dallas të Teksasit ku pesë policë janë vrarë nga një person i armatosur i cili raportohet të ketë thënë se dëshiron të “vrasë njerëzit e bardhë”.

Obama planifikon që sot të udhëtojë drejt Spanjës pas samitit të NATO-s në Varshavë, por ai do i shkurtojë aktivitetet e planifikuara atje me qëllim që të arrij në Dallas në fillim të javës së ardhshme, njofton Shtëpia e Bardhë.

Obama tashmë i ka dënuar si “neveritëse” vrasjet e kryera nga rezervisti i ushtrisë amerikane, Micah Johnson, i cili ka shërbyer në Afganistan.

Ndërkaq, protestat në Amerikë kanë vazhduar edhe mbrëmjen e së premtës e paraditen e se shtunes në Los Angeles, Atlanta, Boston dhe qytete të tjera kundër vrasjeve të afrikano amerikanëve nga policia amerikane.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: