Florian Marku, “kickboxer”-i shqiptar që mbrëmë mposhti në Linz të Austrisë boshnjakun Dzevad Mutfiç, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të pushojë dhe shumë shpejt do të zhvillojë një tjetër ndeshje, këtë herë në Shqipëri.

Marku i cili u tregua i ‘pamëshirshëm’ duke i dhënë fund boshnjakut me një grusht që në raundin e parë që e la të gjakosur në ring, tregon se ka shumë dëshirë që sfidën e radhës ta zhvillojë në vendin e tij.

“Kickbox”-i është me origjinë nga Lushnja dhe aktivitetin e tij e ushtron në Selanik të Greqisë dhe ka si trajner grekun George Armagos.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb