ELBASAN– Policia e Elbasanit ka publikuar masat e marra për ndeshjen e kategorisë Superiore Partizani-Kukësi, e cila do të zhvillohet ditën e sotme në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në kuadër të masave të parashikuara, prej orës 16:00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.

Sipas policisë, nga “Kryqëzimi i Romëve” deri tek “Kryqëzimi i Tapetave” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 220 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet vartëse të saj dhe FNSH-ja.

Të gjitha lokalet që ndodhen përreth stadiumit, nga ora 16:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura, thotë policia.

Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: