Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka reaguar për masat anti-COVID të vendosura pak më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Shehu thotë se shqiptarët duhet të vaksinohen, por me vaksinat e certifikuara dhe të miratuara nga Ema.

Ai gjithashtu thekson se komiteti nuk deklaroi uljen e moshës së mundësisë së vaksinimit për fëmijët në 12-vjeç, edhe pse pranoi rritjen e sëmundshmërisë në moshat e reja. Gjithashtu, ish-ministri nënvizon se nuk pati asnjë reagim për bërjen e një doze të tretë të virusit.

Reagimi i Tritan Shehut:

Covid, me ne fund Qeveria fillon te belbezoje, por…
“Komiteti teknik” sot vendos “detyrimin” e vaksinimit, por pa percaktuar detyrimet e shtetit per kete, ne mbrojtje te efikasitetit e te shendetit te qytetareve:
1-Kjo procedure mund te programohet vetem atehere kur per shqiptaret do te aplikohen ekskluzivisht vaksina te sigurta te miratuara nga EMA, dhe asgje tjeter, gje qe kerkon mbi 5 milion doza te tilla per imunizimin ne terresi.
Ndryshe ky “detyrim” perben nje blla blla blla e deri nje veper penale te rende, qe ve ne rrezik me detyrim shendetin e qytetareve.
2- Nuk flitet per domosdoshmerine e ri vaksinimit me dy doza te certifikuara te gjithe atyre, qe deri me tashti jane vaksinuar me ato vaksinat e pa certifikuara, kineze apo ruse.
Ndryshe pika e pare e vendimit nuk ka asnje kuptim
e efikasitet.
3-Ky “komitet” nuk deklaron uljen e moshes se mundesise se vaksinimit ne 12 vjec, megjithese pranon rritjen e semundeshmerise ne moshat e reja.
4- Nuk thote asgje per apilikimin e dozes se trete, qe tashme po behet protokoll ne shume vende.
5- Nuk thote asgje per masat e tjera te gjera e te domosdoshme ndaj Kujdesit Paresor, Spitalorit, Reanimacioneve, Laboratoreve, testimeve, mbrojtjes se personelit shendetesor e deri te ato ta gjera per qytetaret.
Pra megjithese duket si nje fillim zgjimi nga letargjia, perseri ngel vetem ne percatje gjate gjumit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: