Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, reagon për situatën e koronavirusit në vendin tij, ku ditët e fundit është ulur numri i viktimave dhe të infektuarve.

Hoti shkruan në ‘Facebook’ se “po punojmë më shumë se kurrë për të siguruar që do të kemi qasje në një vaksinë të sigurt dhe efektive”.

Mesazhi i Hotit:

#mosushliro
Të dashur qytetarë,
Derisa numri i rasteve me #COVID19 ? vazhdon të bie, ne po punojmë më shumë se kurrë për të siguruar që do të kemi qasje në një vaksinë të sigurt dhe efektive. Ne po ashtu, jemi duke e bërë maksimumin në parandalimin e përhapjes së virusit dhe jemi duke bërë progres.
Trajektorja e të infektuarve me virusin #COVID19 po bie vazhdimisht në Kosovë, falë masave të marra dhe zbatimit të tyre. Sot, i kemi rishikuar masat për parandalim për t’ju mbajtur juve të sigurt – por nuk mund ta bëjmë këtë pa ju.
Në mbledhjen e sotme virtuale të Qeverisë së Kosovës, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe ekspertëve, kemi marrë vendim për masa të reja për parandalim të përhapjes së COVID-19.
Më lejoni që të ju bëjë thirrje edhe një herë, që t’i respektojmë masat në përpikëri, duke e vendosur maskën gjatë gjithë kohës, duke mbajtur higjienën personale dhe duke e ruajtur distancën.
? #vendosemasken #mbajedistancen #mbajehigjienen

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb